“Guri rëndë, peshon në vendin e vet”, Kreshnik Spahiu del me deklaratën e papritur: Shprehje injorantësh

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur shprehjen ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet’ si një shprehje injorantësh.

Spahiu shkruan se nisur nga kjo shprehje çfarë duhet të themi për Ismail Qemalin, Ismail Kadaren apo Çajupin, që jetuan pjesën më të madhe të jetës jashtë Shqipërisë.

“SHPREHJE INJORANTËSH

“Guri rëndë, peshon në vendin e vet”

DMTH: Ismail Qemali, Ismail Kadare, Faik Konica, Fan’ Noli, Gurakuqi, Çajupi, Arshi Pipa, Hasan Prishtina, Ahmet Zogu, Skënderbeu ishin guralecë që jetuan jashtë pjesën më të madhe të jetës?

Me këtë logjikë të papunët në në Bathore, e duan Shqipërinë më shumë, se ata që punojnë në Londër apo Paris?”, – shkruan Spahiu.

Kujtojmë që edhe Spahiu nuk jeton në Shqipëri, pasi prej disa vitesh është vendosur në Gjermani.