Pas dështimit të tryezës së Reformës Zgjedhore, ish-deputeti i PS, Taulant Dedja ka dalë me një mesazh të fortë. Ai ka akuzuar Pandeli Majkon ndaj kësaj ngjarjeje.
Dedeja, i përjashtuar prej kohësh nga Partia Socialiste, e tanimë me një jetë jashtë kufijve të Shqipërisë, thotë se nëse nuk sigurohet vota e Diasporës, ministri përgjegjës Pandeli Majko, duhet të japë dorëheqjen.
“Nëse nuk garantohet vota e Diasporës, ministri i Punëve të kota Majko, të japë dorëheqjen. Nuk kemi nevojë për ministër butaforik”, – shkruan Dedja.