Ish-ministri i Shëndetësisë në ‘qeverinë’ Berisha, Tritan Shehu është i bindur në fitoren e Partisë Demokratike zgjedhjet e ardhshme.
Kjo sipas Shehut vjen nga revolta e madhe popullore.
“Kam pasur një qëndrim të dyzuar për këtë reformë, nuk i kam dhënë ndonjë rëndësi të madhe dhe as pritshmëri të madhe duke njohur psikologjinë dhe atë që do të bëjë Rama për të mbajtur një sistem të kontrolluar nga ai por pa i dhënë rëndësi për fitoren, fitorja jonë po vjen nga lëvizja e madhe popullore. Ajo lëvizje e madhe popullore përmbys çdo pengesë. Por kam thënë që në momentin që PD me shumë të drejtë vendosi të marrë pjesë në këtë reformë zgjedhore edhe si shenjë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë, edhe për apiratën tonë të madhe europiane, PD është shumë serioze në respektimin e këtij dialogu që u bë për të çuar këtë reformë zgjedhore.
U tentua të pengohet shumë rëndë me atë vepër talebanësh që u bë me shembjen e Teatrit. Nuk ra në provokacion se nuk mund të binte. Vazhdoi të marrë pjesë në atë tryezë duke treguar gatishmërinë dhe vullnetin e saj për të qenë serioze pavarësisht nga tentativat e Ramës për ta dështuar atë tryezë. PD do të qëndrojë deri në fund atje dhe do të japë kontributin e saj. Pengesat vinë nga ana tjetër nga ata që nuk duan reformë zgjedhore, nuk duan identifikim biometrik, nga ata që duan të përdorin kanabisin si element për të bërë presion në fushatën e ardhshme zgjedhore por gabojnë rëndë. Fitorja jonë tashmë është e qartë pavarësisht si do të shkojë kjo reformë zgjedhore që po bëhet. Asgjë nuk mund ta pengojë fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet ai për Ora News.