Mjeku Gëzim Xhepa ka hedhur poshtë tezën e kolegëve të tij dhe qeverisë, se izolimi ka penguar në përhapjen e virusit.
Gjithashtu doktori u ka bërë thirrje kolegëve, ku ka theksuar se duhet ti lënë rehat shqiptarët me hallin që ju ka rënë për pjesë.
“Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI!
Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij sinqerisht nuk i kuptoj! Duke dashur me gjithë shpirt t’ja lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudopandeminë… dhe jo dashakeqësisë për të terrōrizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore!!
Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, që kur lindi lindi i dobët. ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes…, JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË…”, shkruan Xhepa.