Policia gjermane ka nisur hetimet pasi një gur varri u vendos në zyrat elektorale të kancelares gjermane Angela Merkel.
Me sa duket kjo është bërë për të kundërshtuar masat e vendosura nga qeveria, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky incident vjen ndërkohë që mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytetet e mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin për të protestuar kundër izolimit në shtëpi.
Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”. Një maskë për fytyrën ishte e lidhur me gurin e varrit.