Deputetja shqiptare në Parlamentin Europian, Arba Kokalari gjithmonë e më shumë na bën krenarë me karrierën e saj të suksesshme. Arba është zgjedhur në listën e një prej 30 grave drejtuese më frymëzuese në Suedi sipas renditjes së Sweden’s Leader’s Organization.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se tashmë bashkë me ekipin e saj po punojnë me energji shtesë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE.
“Unë jam emëruar në listën e top 30 të 75 grave drejtuese dhe frymëzuese në Suedi që organizatat udhëheqëse e që rendit gratë udhëheqëse të së ardhmes.
Faleminderime të mëdha për Drejtuesit, jurinë dhe të gjithë ata që më emëruan! Tani unë dhe ekipi im po punojmë me pak energji shtesë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE”, shkruan ajo.
FOTO: