Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo paralajmëron zhvillime të reja për kryeministrin Rama. Ai shprehet se Shqipëria e meriton një të ardhme të mbarë pa Ramën në krye dhe do ta ketë atë.
Postimi i plotë:
“Prej shtatë vitesh, shqiptarët dhe ekonomia e tyre po lëngojnë nga Ramavirusi.
Kjo është një epidemi shumë më e rëndë se vetë Covid-19. Simptomat akute të saj janë krimi, korrupsioni dhe mashtrimi, si ky në videon më sipër.
Ramavirusi shkaktoi fillimisht braktisjen e vendit nga qindramijëra shqiptarë. Sot Ramavirusi ka bërë që të kemi qeverinë e vetme në botë që nuk ndihmon familjet shqiptare, biznesin prodhues, bujqësinë dhe turizmin në këto ditë shumë të vështira.
Shqipëria nuk do të njohë të ardhme përsa kohë Rama dhe virusi i tij të qeverisin vendin. Por Shqipëria e meriton një të ardhme të mbarë dhe do ta ketë atë.
E ardhmja është pa “RamaVirus”, shprehet Eno Bozdo.
VIDEO: