Plani i Suedisë për të luftuar koronavirusin u kundërshtua ashpër jo vetëm nga vendet europiane të cilat vendosën masa ekstreme të distancimit social, por edhe nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por zyrtarët e Suedisë u shprehën më herët se koha do ta tregonte nëse vendi kishte të drejtë apo jo, pasi ata zgjodhen bashkëjetesën me koronavirusin dhe forcimin e imunitetit. Vetëm kështu popullsia do të krijonte imunitet në masë për të luftuar sëmundjen.
Para pak ditësh ishte vetë OBSH, e cila ka vlerësuar punën e Suedisë si një vend model për pjesën tjetër të botës në luftën kundër koronavirusit.
Drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave, vlerësoi sistemin e kujdesit shëndetësor të Suedisë duke thënë se ka bërë lëvizjet e duhura që nga fillimi i shpërthimit.
Një deklaratë ka ardhur së fundmi nga epidemiologu suedez që i drejtohet kryesisht Greqisë, por edhe Italisë, Francës, Belgjikës, Spanjës dhe disa shteteve të SHBA-së, të cilat izoluan tërësisht popullsitë e tyre, mbyllën çdo aktivitet dhe paralizuan jetën dhe aktivitetin në vend.
Virologu më i lartë për dhjetë vite në Suedi, Johan Giesecke vendi i vetëm europian që refuzoi masat të ashpra kufizuese për të lënë të lirë mundësinë e krijimit të imunitetit të tufës, vlerësoi se kufizimet janë të kota dhe nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveçse për vonimin e shpërndarjes së virusit.virilogu
Ai ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij, duke u shprehur se masat e bllokimit mezi kanë arritur të vonojnë një rritje të paevitueshme në rastet e infektimit dhe ato të vdekjeve, dhe nuk i kanë parandaluar ato.
Johan Giesecke tha se përpjekjet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes janë “të kota”, sepse të gjithë ka të ngjarë të ekspozohen ndaj virusit përpara se të gjendet një trajtim, që do të thotë se të gjitha vendet do të përfundojnë në një pozicion të ngjashëm, pavarësisht se çfarë masash morën.
Giesecke parashikon që numri i infeksioneve dhe rasteve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë, të cilat hynë në mbyllje të plotë, do të rriten për t’u përputhur me ato të Suedisë tani që kanë nisur lehtësimet. Ndërkohë, Zelanda e Re, e cila ka arritur të frenojë fort virusin me bllokimin e saj, tani është në rrezik të importojë raste nga jashtë, thotë ai.
“Mënyra e vetme për të zbutur atë rrezik, do të ishte të karantinohen të gjithë ardhjet e reja për 14 ditë, me masën që mbetet në vend për aq kohë sa duhet për të gjetur një vaksinë. Kjo mund të zgjasë një dekadë ose më shumë”, i tha ai gazetës suedeze DN, me efektivitetin e vaksinave ende të paprovuar.
Sipas tij, në paqartësi të tilla është më mirë të lihet virusi të vazhdojë infektimet, me kusht që infeksionet të shtypen mjaftueshëm për të ndaluar që spitalet të mbingarkohen, shkruan Panorama. Giesecke foli ndërkohë që eksperti kryevirolog aktual në Suedi, Anders Tegnell, u kritikua pasi refuzoi të rekomandojë masa bllokuese. Giesecke, duke shkruar në “The Lancet”, parashikoi se të gjithë do të jenë të ekspozuar ndaj virusit dhe pjesa më e madhe e njerëzve do të infektohen.
“Masat e bllokimit mund të vonojnë rastet e rënda për njëfarë kohe, por sapo të lehtësohen kufizimet, rastet do të rishfaqen. Unë parashikoj se kur të numërojmë numrin e vdekjeve në çdo vend pas një viti, shifrat e vdekjeve nga COVID-19 do të jenë të ngjashme, pavarësisht masave që u morën”.
Ai tha se qëllimi nuk duhet të jetë frenimi i plotë i virusit, por që të mbahet nën kontroll që të mos mbingarkojë spitalet.
Epidemiologu suedez ka deklaruar se koha do ta vërtetojë edhe më mirë se kush ka patur të drejtë, apo se cila ishte strategjia e duhur në përballje me Covid-19.