Ish-eurodeputetja Doris Pack ka komentuar shoqërimet e policisë të protestuesve në Tiranë. Ajo shprehet se aksioni brutal i policisë, në Ditën e Europës tregojnë fytyrën e vërtetë pas premtimeve të kryeministrit në kaq shumë takime me përfaqësues të BE-së.
Shkrimi i Doris Pack:
“Shqipëria dëshiron që të fillojë negociatat me BE-në. Mirëpo, ky akt i Edi Ramës, plus aksioni brutal i policisë, në Ditën e Europës tregojnë fytyrën e vërtetë pas premtimeve të kryeministrit në kaq shumë takime me përfaqësues të BE-së”, shkruan Pack.