Koronavirusi po e humbet fuqinë dhe shtetet po e fitojnë luftën me virusin e padukshëm. Lajme të mira vijnë nga Australia që është zyrtarisht shteti i parë në botë që do të lejojë rihapjen totale të vendit nga kjo javë.
Mendohet se qytetarët do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht, pasi vendi do të hapë baret, restorantet, parqet dhe pishinat.
Po ashtu, do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore, apo funeralet me numër të limituar pjesëmarrësish.
Qeveria e konsideroi vendimin një “test gjeneral”, pasi shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së Covid-19 në vend.
Australia ka zhvilluar teste masive prej fillimit të pandemisë. Pavarësisht lehtësimit të masave, vetëm të shtunën u kryen mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.
Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me 3 faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit ndërsa deri në korrik.