Mjeku imazherist Renato Osmënaj ishte i ftuar në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, ku edhe diskutuan lidhur me rastet e para të koronavirusit në Shqipëri, që sipas doktorit datojnë që në janar.
Mirëpo, duke marrë parasysh edhe minutazhin e shkurtër që i kishin lënë në dispozicion, mjeku Osmënaj ose ndryshe i vetëquajturi “Xhaxhi Doktori” është nxehur dhe ka paralajmëruar Meçon se nuk do t’i shkonte më në emision.
Pjesë nga biseda:
Xhaxhi doktori: Ja dhe Ilir Metës kohën time. S’të vij më. Harroje! Unë nuk të vij më në studio se ti ja dhe kohën time Ilir Metës.
Sonila Meço: Ua xhaxhi doktori, po do vish, si nuk do vish?