Mjeku i njohur Tritan Kalo ka mbetur i surprizuar nga pacientët e tij të cilët kanë shpërndarë ëmbëlsira për mjekët e Infektivit. Ai shkruan se për asnjë çast nuk do të harrojnë se janë aty për të ndihmuar në luftën me këtë ‘flamë botërore’.
Postimi i plotë:
“Me SYTË drejt të ARDHMES e në vijim të “rihapjes socio-ekonomike” të vendit…JETA e sotme NUKU ka vetëm momente “të Distancimit Social” por ajo ka edhe momente “të Rishoqërizmit”….NDONËSE gjindemi për çdo ditë në vijën e “zjarrit” të sfidës me Covid-19, i krijomë vetes mundësinë për pak minuta shplodhjeje e bisedë mes kolegësh e miqsh “të pa ngarkuar si zakonisht me veshjet mbrojtëse”, të cilat janë të domozdoshme për mbrojtjen tonë nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19, përgjatë vizitave dhe manipulimeve me të sëmurët tanë….
Ëmbëlsinë këtyre minutave shplodhëse ja shtoj edhe një mesazh mirënjohje, nga dy ish të sëmurët tanë Taho & Lili, që na dërguan disa “zupa” MIRËNJOHJA e shprehur prej tyre me këtë gjest fisnik, ndaj përkujdesit për ta prej Ekipit të Pavjonit të Parë të Shërbimit Infektiv në QSUT, është tipar i kulturës qytetare që ata bartin e përfaqsojnë, si dhe i respektit për kontributin e mbarë mjekëve, infermjerëve, farmacistëve, imazheristëve, laboranteve, sanitareve, shoferëve, barrelmbajtësve, punonjësve të rendit, etj., për t’u shërbyer në kohë e sa më mirë të prekurve nga kjo sëmundje, shpesh dhe jetëmarrëse….MOMENTE të tilla “të Rishoqërizmit”, përjetohen po aq gëzueshëm e me plot dëshirë edhe para një kafeje me Farmacistet, Administratoren e Teknicienët tanë të Imazherisë….
.PËR asnjë çast, ne NUKU harrojmë se JEMI këtu, për tju ndihmuar në përballjen tuaj jo të lehtë me këtë “flamë mbarëbotërore”….BASHKËQYTETARË, vijoni të bëni kujdes për shëndetin tuaj…Ju lutem NA DËGJONI dhe zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona…JU DUAM ndaj edhe ju duhet të mirëvlersoni vështirësitë dhe sakrificat tona….SË BASHKU NE DO JA DALIM MBANË!!!”, shkruan Tritan Kalo.
FOTO: