Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se Shqipëria synon të jetë vendi i parë në rajon por edhe më gjerë që pritet të hapi turizmin.
Klosi parashikon që çarterat e parë me turistë të huaj të mbërrijnë në fund të këtij muaji, ndërkohë që do të synohet që kufirit tokësor të hapet përpara kësaj date për të pasur më shpejt turistë nga vendet e rajonit.
“Nuk do të kemi shifrat e vitit 2019, por do të kemi turistë të huaj këtë sezon. Bashkë me ministrin Ahmetaj, do t’i propozojmë qeverisë hapjen e kufijve tanë tokësorë për të pasur mundësinë e lëvizjes së turistëve nga vendet fqinje dhe do të synojmë që në fund të majit të kemi çarterat e parë me turistë të huaj.
Janë disa vende që janë të gatshme të dërgojnë çartera nëse ne i garantojmë standard të higjienës. Po synojmë hapjen e parë në rajon”, tha Blendi Klosi