Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të shtjelluar në lidhje me situatën politike në Kosovë. Ngjela shprehet se çifti politik Thaçi-Mustafa nuk ka më dyshim tani se po kërkon të shesë interesin kombëtar, duke paralajmëruar se do ndëshkohen rëndë këto dy të fundit.
Statusi i Ngjelës në Facebook:
“A do të mund të fitojë politika ruso-serbe në Kosovë?
Kjo do të varet nga forca që do të tregojë çifti politik Kurti-Osmani në lidhje me influencën që këta të dy do të kenë përkundrejt opinionit publik në Kosovë.
Në fakt lufta për mbrojtjen e interesit kombëtar në Kosovë, kuptohet se është përqëndruar në luftën midis patriotëve të pakorruptuar, Kurti-Osmani, kundër shitësve të interesit kombëtar, Thaçi-Mustafa.
l. Çifti politik Thaçi-Mustafa nuk ka më dyshim tani se po kërkon të shesë interesin kombëtar.
Po ta shohësh me vëmëndje aktivitetin politik për njohjen e Kosovës nga Serbia, konstaton që kjo nuk është bërë ende deri më sot, sepse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pasur shpresë të Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ky të ecë gradualisht dhe sipas kërkesës së politikës ruse për marrjen e Mitrovicës nga Serbia.
Kjo po kuptohet qartë tani se është thembra e Akilit në këtë proces – domethënë shitja e interesit kombëtar nga Presidenti aktual i Kosovës. Sigurisht, dihet se historia përsërit vetveten: prandaj mund të themi se, Hashim Thaçi, po vepron njëlloj siç kanë vepruar paraardhësit e tij, shitës të interesit kombëtar: Esat Toptani; Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, të cilët kanë marrë pushtetin politik pasi kanë shitur interesin kombëtar shqiptar në Beograd, me dorëzim territoresh.
ll. Por koha tani nuk po i pranon këta shitës të interesit kombëtar, ngaqë u kuptua qartë se, që të dy, po luajnë me Sebinë për t’i shpëtuar akuzës që po pritet të ngrihet kundër Thaçit nga institucionet e drejtësisë speciale.
Pikërisht për këtë fakt, politika gjermane është tërësisht kundër çiftit Thaçi – Mustafa. Por këta shitës të vegjël të interesit kombëtar, me ligësi po trumbetojnë se në aktin e tyre po i mbështet politika amerikane.
Thaçi dhe Mustafa duan shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo dihet që është në mbrojtje të interesit rus. Sepse, kjo është edhe pikëpamja ruse në konfliktin amerikano-gjerman kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Atëherë, na del që, sipas Thaçit, politika amerikane është për politikën ruse dhe me interesin rus në Ballkanin Perëndimor. Por, a ka mundësi të ndodhë kjo?!
E di, zoti Thaçi, që Presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar në proces penal në Ëashington si mbështetës i politikës ruse?
Sigurisht që e di. Por, a e kupton dot ky Thaçi që pikërisht për këtë Presidenti Trump nuk mund të shprehet në lidhje me dorëzimin e Mitrovicës te Rusia. Prandaj, ku e gjen forcën HashimThaçi që po na thotë se interesin rus në Ballkanin Perëndimor po e kërkon aktualisht Politika e Lartë amerikane?!
Asgjë. Ky është një trup historik i cili do ta ndëshkojë shumë rëndë Hashim Thaçin, njëlloj si edhe të tre shitësit klasikë të interesit kombëtar në Beograd: Toptanin, Zogun dhe Hoxhën.” – shkruan Ngjela.