Debati në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mes Zaçe Islamit dhe deputetit Kujtim Gjuzi, për praninë e Gjuzit në parlament, degjeneroi edhe në replika e etiketime personale.
Islami: Të gjithë ju që mbani atë qeveri turpi në parlament.
Gjuzi: Qeverinë e ka mbajtur Basha. Unë shkoj atje për të ruajtur parlamentin që donin ta digjnin në 7 qershor.
Islami: Kush do ta djegë parlamentin. Unë s’jam vandal, shoku!
Gjuzi: Mos më thuaj shoku mua!
Islami: Po e vërtetë, nuk jemi shokë! Ta kesh për nder të jesh shok me mua! Dhe të lash gojën!
Gjuzi: Unë të jem shok me ty? Ti nuk je në terezi.
Islami: Lërë se ke kthyer ndonjë gotë ti!
VIDEO: