Avokat Spartak Ngjela tha për Ora Neës se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të fillojë në muajin qershor.
Spartak Ngjela: Duhet të them një gjë. Nuk ka ndaluar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. E ka ndërprerë pandemia, do ta shikoni pas qershorit.
Kam të dhëna të sigurta, por problemi është që krimi i organizuar, unë nuk mund të them dot për ministrin e Brendshëm që ka marrë pjesë në krimin e organizuar pa prova. Por uën mund tju them që për krimin e organizuar dhe për mafian, shënjestra e të vërtetës është një pikë e lëvizshme.
Është aksioni i jurisprudencës së lartë perëndimore. E ke parë korrupsionin tonë si flet, njëherë bëhet mik, njëherë armik dhe opinioni publike pranon. Kjo është mafia që ka shënjestrën e të vërtetës e ka pikë të lëvizshme. Tani vijmë tek gjykata aktuale.
Unë nuk i njoh ata gjyqtarë dhe nuk e di si e kanë shënjestrën e të vërtetës.” – ka thënë Ngjela.