Shefi i famshëm i kuzhinës, Renato Mekolli ka dhënë lajmin e papritur se ai do të largohet nga Shqipëria. Renato publikoi në Instagram një video nga edicioni i fundit i “Hell’s kitchen” dhe në komente fansat e kanë pyetur për sezonin e ri.
Renato është përgjigjur se nuk do të ketë më “Hell’s kitchen” dhe njofton largimin e tij nga Shqipëria.
“Nuk ka më Hell’s Kitchen. Unë largohem nga Shqipëria. Mbase me ndonjë shef tjetër, po”, shkruan Renato.