“Nis së shpejti”, Rama paralajmëron ndryshimin e madh në këtë qytet: Do jetë në nivel europian

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti nis gara për aeroportin e Vlorës, pasi u ndërpre për shkak të koronavirusit. Rama gjithashtu foli edhe për ndërtimin e Lungomare 3 që do jetë sipas tij në nivel europian.

Statusi i Ramës:

“NË BYPASSIN VLORË PUNIMET PO ECIN ME RITME TË LARTA. NË KILOMETRIN E PARË KA NISUR ASFALTIMI, NDËRSA NË PJESËT E TJERA PO PUNOHET PËR SHTRESAT RRUGORE DHE VEPRAT E ARTIT.

SË SHPEJTI RINIS ATY KU U NDËRPRE NGA Covidi GARA E AEROPORTIT TË VLORËS (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) DHE MË TEJ NISIM LUNGOMAREN 3 DREJT RADHIMËS, AKSIN E RI ORIKUM-DUKAT SI EDHE PROCESIN PËR TUNELIN E LLOGARASË – NJË KOMPLEKS KANTIERESH TË REJA QË E ÇOJNË NË NIVEL EUROPIAN INFRASTRUKTURËN KRYESORE TË VLORËS DHE KREJT ZONËS TURISTIKE TË BREGDETIT JONIAN

#VLORAqëDUAM

#ShqipëriaqëDuam” – ka shkruar Rama.

Video: