Kur pritej që me rritjen e çmimit të ujit pijshëm për kryeqytetasit Ujesjëllësi i Tiranës të përmirësonte edhe cilësinë e shërbimit duket se paratë po përdoren për qëllime krejt të tjera, siç është punësimi i militantëve dhe njerëzve që u bëjnë lavde publikisht në portale.
Genc Sejko ka publikuar në rrjetin social Facebook borderotë e UKT-së, në të cilat duket se me paratë e qytetareve të Tiranës paguhen gazetaret Mira Kazhani”>Kazhani dhe Bieta Sulo.
Kazhani”>Kazhani paguhet nga UKT si këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë dhe për këtë shërbim merr një pagë 83 mijë lekë, kurse Bieta Sulo paguhet 55 000 lekë si këshilltare.
Kazhani”>Kazhani është drejtuesja e një portali, i cili i bën lavde vazhdimisht maxhorancës dhe Bashkisë së Tiranës. /albeu