Epidemiologu Taulant Muka ka deklaruar sonte në emisionin “360 gradë” se zgjidhja nuk është vaksina, por masat parandaluese për Shqipërinë.
“Virusi ka dy mutacione dhe nuk e dimë kë kemi në Shqipëri. Duhet bërë ekzaminimin gjenetik të virusit. Nuk e di pse nuk e ka bërë qeveria. Në vaksinë merr diku 10-15 vite për tu hedhur në treg, pasi nuk i dimë efektet afatgjata.
Unë e vë në diskutim një vaksinë që do të dalë për 6 muaj, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë vaksinë. Prandaj strategjitë më të mira janë ato parandaluese. Unë besoj se zgjidhja nuk është vaksina, por masat parandaluese.” – tha Muka.