Pak ditë më parë u bë publik rasti i një burri, i cili vuante nga dhimbja e dhëmballës dhe vendosi të kthehej në dentistin e vetes.
Në pamundësi për të duruar dhimbjen, e cila i kishte shkaktuar edhe fryrje të fytyrës, burri vendosi ta hiqte dhëmballën me pincë.
Ai përshkroi procesin e dhi mbshëm dhe të gjatë si dhe këshilloi që të tjerët të mos ndiqnin shembullin e tij. Por, ja që njerëzit e kanë ndjekur shembullin e tij, në pamundësi të marrjes së shërbimeve dentare.
Një grua 56 vjeçare, kërkoi një takim urgjent me dentistin e saj, por kjo kërkesë iu refuzua. Pas ditësh e netësh pa gjumë dhe një sërë ilaçesh qetësuese që nuk po jepnin efekt, Karen vendosi të marrë situatën në dorë.
Ajo i ka kërkuar bashkëshortit të saj Paul, që ta ndihmonte për të hequr dhembin problematik. Pamjet e publikuara tregojnë sesi një mikeshë mban Karen, teksa bashkëshorti përpiqet t’i shkulë dhëmbin me pincë.
71 vjeçari Paul ka treguar:
“Ishte një veprim dë shpërues, i momentit të fundit. Ajo kishte kohë që nuk e duronte dot më dhimbjen, kishte ditë që ankohej. Provuam çdo mjekim popull që kishim dëgjuar ndonjëherë, por asgjë nuk e përmirësoi situatën. Faqja e saj sa vinte e fryhej prej dhëmbit. Nuk do e rekomandoja kurrë këtë veprim, por në këtë situatë nuk kishim zgjidhje tjetër. Karen kishte pafund dhimbje, por tani të paktën është më e qetë.”