Kur ishte vetëm 7-vjeç prindërit e tij u shpërngulën në Australi në kërkim të punës, ndërsa atë e lanë në mëshirën e fatit në vendlindje. Kështu fillon tregimi për aktorin Jackie Chen.
Prindërit e kishin shitur tek një e moshuar për 26 dollarë. Mësuesi në një rast në shkollë ia kishte thyer hundën me shkop, por pikërisht në atë shkollë ai kishte fituar njohuritë bazë për akrobatikë, artet luftarake dhe teknikat e aktrimit.
Sapo kishte përfunduar shkollën, kishte marrë ofertën që të luante në shtatë filma. Ai është rekordmen në librin e Ginisit për numrin e xhirimeve të përsëritura të një skene në film, çka e ka bërë hiç më pak se 1600 herë.
Është njëri nga të rrallët që në filma ka qenë skenarist, kryepersonazh, producent, drejtor i fotografisë, koordinatori kryesor por edhe personi i cili shpërndanë ushqimin. Pas realizimit të një skene, kishte përfunduar me një protezë plastike në kokë, ndërsa kjo e përshkruan edhe moton e jetës së tij “Pa frikë, pa kaskader, pa barazi”.
Pra të gjitha këto sot i ka 63-vjeçari Jackie Chan, rolet dhe personalitetin e të cilit sot e do krejt bota.