Gold Ag sapo ka publikuar projektin më të ri të titulluar “Botë kalimtare”.
Kjo këngë e reperit që erdhi e realizuar me videoklip u mirëprit mjaft shumë nga fansat e muzikës së tij duke arritur afro 100 mijë klikime në vetëm pak orë.
Veçanti e këtij projekti që është i pari për këtë vit nga Ariani është pjesëmarrja e nënës së tij në videoklip.
Goldi për Telegrafin tha se skena e paraqitur në video i ndodhë çdo ditë në jetën reale.
“Pjesa me nënën time në videoklip është gjëja që më ndodhë çdo ditë, sa herë që dal nga dera unë përshendetem në atë mënyrë me nënën dhe dua që kjo të jetë një këshillë për të gjithë ata që duan të bëjnë mirë këtë duhet ta fillojnë me nënën e tyre pastaj me të gjithë të tjerët që jeta ua sjell përpara”, tha artisti, i cili ka dashur që kjo pjesë t’i mbesë një kujtim në këngët e tij.
Dedikim për nënën është edhe projekti i tij i radhës në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, e cila do të vijë e realizuar me videoklip gjatë muajit shkurt./Telegrafi/