Filantropisti veteran dhe miliarderi amerikan George Soros ka paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës mund të jetë fillimi i Luftës në Tretë Botërore dhe se një gjë e tillë mund të shënojë fundin e qytetërimit.
Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror të Dvos, Soros tha se lufta në Ukrainë ka tronditur themelet e Evropës.
Ai i kërkoi botës që “të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për t’i dhënë fund luftës”, duke thënë se “mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin është mposhtja e Putinit sa më shpejt të jetë e mundur”.
George Soros kritikoi Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun e Kinës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Soros duke paralajmëruar se regjimet autokratike janë në rritje dhe se ekonomia globale po shkon drejt një rënie, raporton BBC.
Sorosi gjithashtu kritikoi ashpër ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për marrëdhënien që pati me Moskë dhe Pekinin.
“Pushtimi mund të ketë qenë fillimi i luftës së tretë botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj. Pushtimi i Ukrainës nuk erdhi nga qielli. Bota ka qenë gjithnjë e më shumë e përfshirë në një luftë midis dy sistemeve të qeverisjes që janë diametralisht të kundërta me njëri-tjetrin: shoqëria e hapur dhe shoqëria e mbyllur”, ka thënë Soros.