Këngëtarja e njohur serbe Tea Tairoviq ka publikuar së fundmi albumin e ri me titull “Balkanija”. Ndonëse të gjitha këngët e saj kanë marrë disa miliona shikime në YouTube në 48 orë, njëra nga to ra në sy.
Kurir shkruan se kënga me titull “Dubai” kënduar nga artistja serbe, është cover i projektit “Leje” të Ronela Hajatit, e cila numëron rreth 7 milionë klikime.
Tutje, në artikullin e shkruar nga Kurir, sipas burimeve të tyre, thuhet se Tea ka paguar deri në 10 mijë për këtë këngë, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde” të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë, transmeton Klankosova.tv.
Video: