Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim i ftuar në emisionin “Klan Debat” ndër tjerash ka folur edhe për ikjen masive të rinisë nga Maqedonia e Veriut dhe të gjithë ata që braktisin Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ali Ahmetit nuk janë patriotë, shkruan InfoShqip.
“Me ju thanë njerzve pse po largoheni ju? Ju nuk jeni patriotra që e braktisni vendin. Nuk mundesh tju a bësh 2.000 Euro rrogën“, janë fjalët e Ahmetit në emision.
Vlen të theksohet fakti se edhe rezultatet e regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë në pah se në Maqedoninë e Veriut është ulur dukshëm numri i të rinjve, me këtë dhe i fuqisë punëtore. Gjithashtu shqetësues ngelet fakti se në të gjitha hulumtimet, përfshirë këtu dhe atë të Forumit Rinor për Arsim gjatë vitit 2021, më shumë se gjysma e të rinjve (58 për qind e të anketuarve) janë shprehur se nëse do të kishin mundësi, do të largoheshin nga Maqedonia e Veriut. /InfoShqip.com
Video: