Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në “Argument Plus” në TV21 tha se Serbia gjeografikisht i përket Evropës dhe se shpreson që presidenti Aleksandar Vuçiq të ndërtojë politika që do të çojnë vendin drejt BE-së.
“Tani pas zgjedhjeve pres që zotëri Vuçiq të të reflektojë sepse Serbia i takon gjeografikisht, territorialisht Evropës. Serbia është në fqinjësi me vende anëtare të BE-së. Është e rrethuar me anëtarë, pjesëtar të shteteve që janë anëtare të NATO-s.
Mendoj se zotëri Vuçiq të jetë më reflektues, më parimorë për popullin e vetë, paqen, stabilitetin në rajon. Serbia nuk është një shtet do si do, është shtet i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, shpresë që në këtë drejtim Vuçiq të ndërtojë politika të qëndrueshme”, deklaroi Ahmeti. /InfoShqip.com