Analisti Arjan Curri komentoi në emisionin “Zonë e Lirë” mbi kandidaturat e mundshme për President të Republikës.
Drejtuesi i emisionit, Arjan Çani i pyeti nëse Princi Leka mund të ishte kandidat i mundshëm për President, ndërsa si Curri edhe Këlliçi e përjashtuan si mundësi.
Analisti Curri tha se nëse do të pranonte të ishte kandidat ai mund të votohej nga Kuvendi, por së pari duhet të heqë dorë nga titulli Princ dhe nga ambicia për të qenë Mbret.
“Nuk shkon edhe Princ dhe President në një Republikë Parlamentare. I duhet të heqë dorë nga titulli”, tha Curri.