Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar këtë të premte arrestimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Nga Vlora në një prononcim për gazetarët, Manja iu shmang pyetjes së gazetarëve për shtimin e rasteve të deputetëve socialistë përpara drejtësisë.
Manja tha se mazhoranca e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila sipas tij po jep rezultat. Ai theksoi se duhet ta lemë drejtësinë të bëjë punën e vet.
“Partia Socialiste, kjo mazhorancë, ishte pikërisht kjo arsyeja që ndërmorëm një nga reformat më të rëndësishme në këto 30 vite siç është reforma në sistemin e drejtësisë. Tashmë që drejtësia është në veprim, ta lëmë të bëjë punën e vetë. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, ne jemi mandatuar të qeverisim” – tha Manja.