Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur Kuvendi pasi nuk i është dhënë fjala për të replikuar me kryeministrin Edi Rama. Në dalje të Kuvendit Berisha e cilësoi këtë një ndërhyrje të Felajt.
Deklarata e Berishës:
“Tabaku foli sipas listës. Ishte ndërhyrje antiligjore e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja t’ia përplasja Ramës të gjitha në fytyrë dhe asi u largua dhe ia mbathi. Pasi dërdëlliti një orë e ca, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila e zoti me fakte poshtë atë. Ky foli gjysmë ore për këtë, dhe për Putinizma. Zonja Felaj s’më dha fjalën ndaj unë dola para jush për të shfrytëzuar fjalën”.-shprehet Berisha.