Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka ftuar gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.
“Kryeministrja ftoi të gjithë në Ballkan që t’i bashkohen ‘Open Balkan’ përfshirë edhe Prishtinën, të bashkohen, duke theksuar se ftesa është gjithmonë e hapur dhe se qytetarët e vendeve të rajonit do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.
Brnabiq foli duke iu përgjigjur pyetjeve në seminarin e 101-të Rose-Roth në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Integrimi Euro-Atlantik, Partneriteti për Paqe dhe hapa të mëtejshëm në adresimin e sfidave të mbetura. “në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Kuvendin e Serbisë.
Bërnabiq tha se Serbia i jep “mbështetje të plotë” Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të marrë fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), sepse siç u shpreh ajo, “Ata e meritojnë plotësisht”.