Ashtu si Ervin Salianji edhe prurja e re e Lulzim Bashës në PD, intelektuali Agron Gjekmarkaj, është shprehur se nëse Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, do të shkarkojë kreun aktual të demokratëve, atëherë ai do të ikë nga kjo Parti.
Reagimet kundër Gjekmarkajt kanë qenë të shumta në rrjetet sociale.
Por si përherë, një reagim origjinal plot ironi dhe sarkazëm, ka ardhur nga shkrimtari dhe publicisti Agim Xhafka.
Postimi i Xhafkës:
“Sa tha Gjekmarkaj, do iki nga PD nëse Berisha zgjidhet kryetar, firmat për Kuvendin nga 4.200 kërcyen në 5.200.
Po foli dhe sot besoj do kapet numri 7.000”, shkruan Agim Xhafka.