Ndërkohë që Lulzim Basha mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Rama i kërkoi të dhëna Elisa Spiropalit dhe Arben Ahmetajt në lidhje me buxhetin. Në një moment, Rama i thotë Spiropalit “boll me këtë” duke i kërkuar gjithashtu Bashës që të kthehej nga deputetët kur fliste dhe jo nga ai.
“Ktheu andej, jo nga unë”, tha Rama, ndërsa vijoi duke thënë “Hej Zot..”.
Basha iu përgjigj se nuk kishte Zot që do ta mbronte atë nga irritimi i shqiptarëve dhe drejtësia.
“S’ka Zot që të shpëton ty…dhe mos bëj ncncnc aty mbrapa..”, tha Basha.