Rusia pretendon se dronët e saj Orion mund të tejkalojnë Bayraktar TB2 të Turqisë

Droni Orion, i projektuar për ushtrinë ruse, mund të kalojë dronin luftarak turk Bayraktar TB2 në tre parametra kyç, pohon drejtori i kompanisë ruse që prodhon Orion, transmeton InfoShqip.

“Nëse krahasojmë Inokhodets (Orion) me Bayraktar, mund të them patjetër se sistemi ynë ka potencial dhe aftësi më të mëdha. Në veçanti, Inokhodets është shumë më i avancuar teknologjikisht në prodhim, padyshim më i mirë për sa i përket aerodinamikës dhe elementeve të inteligjencës artificiale, “- tha CEO i Kronshtadt Group Sergei Bogatikov përpara panairit ushtarak të Ushtrisë Ruse 2021.

Droni Bayraktar TB2, sipas zyrtarëve rusë, nuk plotëson shumë kërkesa ushtarake ruse.

Aeroplani pa pilot Orion është një mjet fluturues pa pilot i klasës së vogel, me mundësi qëndrimi të gjatë në ajër, me masë maksimale ngritjeje 1150 kilogramë. Shpejtësia e lundrimit të dronit është 200 kilometra në orë (124 milje në orë), dhe lartësia maksimale e fluturimit është 7 kilometra.

Droni Orion, i cili është një kategori tjetër droni në krahasim me dronin taktik TB2, është më i krahasueshëm me dronin turk ANKA-S, kështu që në letër ai ka disa avantazhe ndaj TB2 si ngarkesë më të lartë dhe karakteristika të tjera. Megjithatë, avantazhi më i rëndësishëm i avionit Bayraktar TB2 është aftësia për të mbijetuar në hapësirën ajrore të mbrojtur të armikut, gjë që mund të shihet në konfliktet në Siri, Libi dhe Nagorno-Karabakh.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për trajnimin e operatorëve të dronëve, Turqia është dukshëm përpara të gjitha vendeve të tjera sepse është vendi i parë në botë që përdor dronët taktikë në konfliktet ushtarake konvencionale, kryesisht në misionet SEAD (Shtypja e mbrojtjes ajrore të armikut), e cila deri atëherë kishte qenë e paimagjinueshme për një sërë arsyesh./InfoShqip.com