Presioni mbi këtë pikë të dorës: Largon kokëdhembjen, tensionin e supeve, qafës dhe sinusëve

Veprimin përsëriteni tre herë në dorën e majtë, pastaj edhe në dorën e djathtë.

Pika të caktuara në pëllëmbë të duarve, dhe shputave mundë të largojnë tensionin psikologjik dhe dhembjen.Press-between-thumb-and-index-small
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën akupresurë e cila është e thjeshtë dhe e sigurtë, dhe ju ndihmon që ju vetvetiu të mjekoheni. Rrjedh nga mjeksia kineze, dhe përfshin shtypjen e pikave përkatëse të akupresurës.

Metodën mundë ta provoni lehtë që herën e parë kur ju keni kokëdhembje. Ajo cfarë ju duhet të bëni është është të shtypni pra të bëni presion mbi pikën  në dorë e cila do të liroj rrugën energjetike e cila shkon nga dora deri në kokë, duke i dhënë sinjal trupit që të ridrejtoj energjinë e tepërt larg nga koka.

Presioni mbi këtë pikë do të zvogloj edhe tensionin në muskuj,

gjithashtu edhe dhembjen e shpatullave, dhe qafës.headache-pressure-point on hand

Pikën mundë ta gjeni lehtë pasi të hapni mirë gishtat e dorës së majtë.

Kjo pikë ndodhet në ngritjen e vogël në mes gishtit të madh dhe atij tregues , presioni bëhët ashtu që gishti i madh vendoset në pjesën shpinore të dorës së majtë dhe ai tregues në pjesën pëllëmbore siq shihet edhe ne foto më poshtë.

headache-pressure-point-on-hand