Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka komentuar perplasjen e brendshme që po zhvillohet në PD, pas përjashtimit të Sali Berishës.
Hajdari tha se aktualisht në selinë blu po zhvillohet një garë “mes pronarëve”, për interesa personale.
“Ajo që ndodh në PD, e kemi parë dhe tejparë. Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së. Unë kam qenë kritike nga Lulzim Bashës. Vendimi i tij për t’u larguar nga parlamenti ishte një vendim antiamerikan. Asnjë nuk iu përgjigj thirrjeve të ndërkombëtarëve, që ishin kundër kësaj lëvizje. As ish-kryetari, Sali Berisha nuk i kritikoi këto vendime që sollen pasoja të rënda për PD. PD humbi bazën, humbi pushtet. Ne po vuajmë pasojat e vendimeve të Bashës. Sali Berisha e ka patur PD-në si pronë dhe kërkon që ta rimarrë”, tha ajo.