Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, i bëri kërkesë bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojnë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi situata po del jashtë kontrolli dhe jemi buzë kaosi sipas saj.
“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO’s dhe KFOR, që menjëherë të reagojnë e të ndalojnë Albin Kurtin. Situtata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit kur duhet reagim i pashmangshëm për të ndaluar kjo politikë e çmendur që po bën Prishtina. Kjo sjellje ka tejkaluar çdo kufi dhe po na sjell buzë kaosit” ka reaguar vet me dramë vet kryeministrja serbe.
Vlerësim të njejtë për aksionin e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pati edhe Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Petar Petkovic, i cili fajësoi po ashtu kryeministrin kosovar Kurti drejtpërdrejtë, si provokim i tij i radhës.
Ai shtoi se ka njoftuar edhe të dërguarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.Aksioni i policisë së Kosovës ka nisur sot sipas njoftimit si bastisje për të siguruar prova të kontrabandës së mallrave.