Nga më të komentuarit e Big Brother Vip padyshim janë Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj. Këta dy njiheshin nga jashtë pasi shoqja e Semit, Bora Zemani ishte për tre vite e lidhur me aktorin.
Afrimiteti i tyre ka irrituar ndjekësit që filluan dyshimet për raportin e tyre por këtë dyshim duket ta ketë pasur edhe dikush brenda. Ka qenë Paloma që ka habur debatin duke bërë që të sqarohet njëherë e mirë çdo gjë.
Mes tjerash ata zbuluan se Donaldi nuk ishte arsyeja që Bora u nda nga partneri i mëparshëm e as familja e tij nuk e kishte aspak problem që prezantuesja kishte fëmijë.
Pjesë nga biseda:
Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?
Donaldi: Të martuar?
Semi: S’ka qenë e martuar.
Paloma: Me fëmi?
Donaldi: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.
Semi: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?
Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…
Donaldi: Isha unë?…
Semi: Ohoo jo.
Donaldi: Jo, nuk isha unë.
Semi: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.
Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….
Semi: Ka, ka.
Semi: E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!
Monikaa: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.
Semi: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.