Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se Kosova ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse, ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij nuk ka përfunduar ende.
Mirëpo, me Pacollin nuk pajtohet profesori Enver Bytyçi. Ai u shpreh se nëse Kosova ka nevojë të rikthehet korrupsioni, atëherë ka nevojë edhe për Thaçin.
“Nëse Kosova ka nevojë për të bërë kompromise anti-shqiptare me Serbinë, atëherë le ta kërkojë rikthimin e Hashim Thaçit! Nëse Kosova ka nevojë për mashtrime politike, atëherë nuk ka pse mban Kurtin, shumë herë më i aftë në këtë pikë është Hashim Thaçi”, shkroi Bytyçi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Behgjet Pacolli ka deklaruar sot se “Kosova ka nevoje per Hashim Thacin”! Sigurisht, Kosova ka nevoje per cdo qytetar te saj, per te gjithe ata qe i kontribuojne prosperitetit te vendit. Por sa ka nevoje ajo per Hashim Thacin?
Nese Kosova ka nevoje te rikthehet korrupsioni, atehere ka nevoje edhe per Thacin! Nese Kosova ka nevoje per te bere kompromise anti-shqiptare me Serbine, atehere le ta kerkoje rikthimin e Hashim Thacit! Nese Kosova ka nevoje per mashtrime politike, atehere nuk ka pse mban Kurtin, shume here me i afte ne kete pike eshte Hashim Thaci!
Nese Kosova ka nevoje t’ia jape vellait te Thacit dhe Pacollit ato 30 eurot gjobe per makinat qe hyjne ne vend, atehere le ta kerkoje Hashimin! Nese Kosova ka nevoje qe ta drejtoje vendin me vendime inatcore nga njera ane dhe favorizuese per perkrahesit e vet, si Pacolli, atehere le te vije Thaci. Une besoj se Behgjeti ka nevoje per Hashim Thacin, Kosova nuk ka nevoje per nje lider si Hashim Thaci!“- shkruan Pacolli.