Një prej banorëve të “Big Brother Vip”, është kushëriri i futbollistit shqiptar Lorik Cana.
E kemi fjalën për Granit Canën, bukuroshin nga Prishtina i cili në vetëm pak ditë ka filluar të turbullojë ujërat aty brenda.
Ai po përflitet sidomos për afrimitetin e tij me Fifin.
Mirëpo, e gjithë pjesëmarrja e Granitit në “Big Brother Vip”, paska pasur një histori të vetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se ishte Loriku, ai i cili ishte kontaktuar për tu futur në shtëpi, mirëpo prezenca e tij nuk u bë e mundur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij.
Prandaj dhe futbollisti ka sugjeruar një Cana tjetër. Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta arrijë patjetër.
Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet, u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.
I kontaktuar më herët për mediat, Loriku tregoi se nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë reality show.
Big Brother është ndër formatet më të suksesshme në Shqipëri. I huazuar nga versioni Italian, reality-show pati një sukses më vete në vendin tonë.