Kryeministri Rama tha se kërkesat për rritje të pensioneve në 300 euro dhe pagës minimale në 500 euro, është e parealizueshme dhe do të çonte vendin në faliment.
Deklarata e Ramës:
“Nëse rrisim pensionin minimal në 300 mijë lek, në fund të vitit të ardhshëm nuk do të bënim më investime, ndërsa brenda dy vitesh do të përjetonim falimentim të shtetit dhe atëherë do të shikonim çfarë do të thotë të vdesësh për bukë, për herë të parë që nga koha e Skënderbeut. Ndërsa nëse rrisim pagën minimale në 500 mijë lekë na duhet më pak se një vit që të hymë në krizën e urisë për herë të parë në 500 vite“, tha Rama.