Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Drejt’ se opozita do ta prijë reformën territoriale.
Ajo tha se PD do të shtrohet në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët.
“Grupi i punës për reformën territoriale është dhe z. Bylykbashi është në të. Ne do të shtrohemi në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët. Ne do ta prijmë këtë ndryshim, pra reformën territoriale, por varet sa do të heqë dorë Rama nga reforma elektorale që e shiti si territoriale.
Ne do të shkojmë te logjika se njësia administrative që kursen dhe decentralizon, ka qenë një dështim i vërtetë dhe një gjë të tillë e nxori edhe pandemia. Kjo në mënyrë që shërbimet jetike dhe bazike tu ofrohen qytetarëve.”, – tha Duma.