Një fermer nga Dakota në SHBA, Bill Fischer, u befasua nga ajo që i panë sytë kur ngriti kofanon e makinës. I moshuari gjeti brenda saj një numër të madh arrash, të cilat më pas zbuloi se ishin sjellë aty për ditë të tëra nga ketrat që jetojnë në zonën e pyllëzuar aty pranë.
Fotot kanë bërë bujë në rrjetet sociale nisur edhe nga sasia e madhe e arrave që ketrat kishin mbledhur aty.
“Gjeta arra kudo në pjesën e motorit te makinës”, – u shpreh Fischer.