Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, ka rrjedhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.
Është zëdhënësja e kësaj ministrie, Marija Zakharova, ajo e cila ka deklaruar se situata është duke u përkeqësuar, duke pasuar me pohimin se “Kosova dëshiron që ta shtrijë kontrollin në gjithë territorin e saj”, raporton Tanjug.
“Është e qartë se ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas skenarit, nga keq në më keq”.
Në qëndrimin e saj Zakharova ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është vetmja garanci që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.