Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar.
Pas përfundimit të seancës, Saimir Tahiri ndryshe nga herët e kaluara ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtët për mediat.
“Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prap në Apel”, – tha Tahiri duke u larguar me shpejtësi.