Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka nisur sot me përplasje, nisur nga insistimi i deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë që mbledhjet të zhvillohen fizikisht dhe jo online.
Deputetët e opozitës kanë vendosur që të paraqiten në mbledhje fizikisht ndërkohë që konferenca e kryetarëve vendosi mbledhjen e kaluar që mbledhja të zhvillohet online.
Anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD-së Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, e cila nuk i ka dhënë fjalën dhe i ka kërkuar që të futet online në mbledhje.
Bushka: Deputetë e opozitës të logohen online.
Bardhi: Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën!
Teksa kanë dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur disa fletë dhe i kanë hedhur në formë proteste.
VIDEO: