Ish-deputeti Kastriot Islami u shpreh se Rama me Zaev dhe Vuçiçin, kanë bërë tre përpjekje që janë e njëjta gjë, pra, minishengeni, ndryshim i kufijve dhe Open Ballkan.
Ai tha se kjo situatë mund të çojë në trazira dhe ndarje edhe në Malin e Zi, ku ka serbë dhe se Rama është bërë pjesë e këtij projekti, është bërë pis.
“Rama me Zaev dhe Vuçiçin, kanë bërë tre përpjekje që janë e njëjta gjë, pra, minishengeni, ndryshim i kufijve dhe Open Ballkan. Këto nisma janë me prejardhje nga Beogradi për të krijuar Serbinë e Madhe. Rama e mbështet sepse do që të forcojë karrigen e tij. Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, edhe pse janë forcat e NATO-s aty. Ka një rrezik që veriu i Kosovës të shkëputet, ngjashëm me Krimenë.
Kjo situatë mund të çojë në trazira dhe ndarje edhe në Malin e Zi, ku ka serbë. Rama është bërë pjesë e këtij projekti, është bërë pis. Rama ka luajtur një rol në këtë proces. Ai është futur përmes këtij projekti, që është një projekti të gabuar. Gjermania e ka thënë se procesi i duhur është ai i Berlinit. Qëllimi është që të krijohet Serbia e Madhe. Rama është vetegënjyer se mund të prishet kufiri me Kosovën, por sot e mohoi se mërziten ndërkombëtaret.
Rama dhe Vuçiç merren vesh në mënyrë tinëzare. Presidenti serb ka lobe të mëdha serbe me vete dhe i intereson që Rama ka anashkaluar Kosovën, sepse ne si vend nuk kemi kufi me Serbinë. Rama duhet të linte Kosovën, por ai ka përcaktuar si vëlla Vuçiçin. Rama është në një lidhje sekrete dhe tradhtia e në kurriz të Kosovës e stabilitetit të Ballkanit, me presidentin serb. Kjo qëndron edhe kundër qëndrimit të Merkelit dhe Gjermanisë, sepse ata janë kundër shteteve të mëdha në Ballkan, pasi do të hapte sërish konflikte”, tha ai për Ora News.