Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit me homologun Albin Kurtid he kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, është takuar me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Sapo mbërriti pranë zyrës së tij, Rama ka përqafuar Pacollin dhe duke ecuar krah për krah, janë future në ambientet e brendshme ku pritet të zhvillohet takimi.
Kjo është vizita e parë e Ramës në Kosovë pas marrjes së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Ballaknin e Hapur si dhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të reciprociteti për targat me Serbinë.
Video: