Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Prishtinë me homologun Albin Kurti është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratën e tij të dhënë gjatë vizitës së Angela Merkel në Tiranë.
Kreu i qeverisë tha atëherë se “Kosova bën konspiracion për Ballkanin e Hapur”. Lidhur me këtë kryeministri theksoi se nuk është cituar mirë, ndërsa zbuloi edhe mesazhet e ditëve të fundit.
Sipas tij, pavarësisht situatës në veri të Kosovës ditëve të fundit është më shumë i bindur se “Ballkani i Hapur” është rruga e përbashkët, ndërsa shtoi se me Kurtin ka vetëm mosdakordësi politike për këtë çështje.