Nga “Foltorja” në qytetin e Vlorës, themeluesi i PD Sali Berisha ka pohuar se ka qenë i detyruar për këtë rikthim aktiv në parti.
Ai u shpreh ndër të tjera se rrethana të tilla, të zgjojnë edhe nga varri.
“Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh. Secili mund të pyesë ? Doktori e ka për vetë këtë? Unë ju them në mënyrë absolute jo, dhe do ta argumentoj shumë shkurt. Më 19 Maj, në mënyrë më politike, më hakmarrëse u shpall non grata për korrupsion një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë u thoshte, që ai nuk është i korruptuar. Pa patur asnjë dokument për korrupsionin tim.
Dhe unë çfarë bëra? Më akuzove? Tani do përballem në gjyq me ju. Ai me të cilin do përballesha ishte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të botës. Dhe nga viti ‘91 derisa jam larguar nga detyra unë kam takuar çdo Sekretar Shteti të administratave republikane apo demokrate të SHBA. Unë u akuzova se ju kundërvura projektit të Sorosit dhe jo vetëm të tij për ndarjen e Kosovës. Asnjë gjë nuk bëra tjeter, direkte në gjykatë, në Paris. Miqtë e mi amerikanë më thanë se është politike, pasi ligji nuk mund të kapë një njeri pasi ka lënë detyrat. Ligji është për zyrtarët, jo për ish-zyrtarët”, – u shpre Berisha nga Vlora.